Notice: file_get_contents(): read of 8192 bytes failed with errno=21 Is a directory in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 4666

Notice: wp_json_file_decode(): Error when decoding a JSON file at path /home/rtvmitrovica/public_html/app/themes/rtvmitrovica/resources: Syntax error in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6114

Lumi Trepça në Mitrovicë pastrohet për të disatën herë brenda vitit — RTV Mitrovica
Lajme

Lumi Trepça në Mitrovicë pastrohet për të disatën herë brenda vitit

  • 22/12/2024
  • By RTV Mitrovica
Lumi Trepça
Share
Në Mitrovicë për të disatën herë brenda vitit pastrohet lumi Trepça.
Nënkryeari i komunës së Mitrovicës Arian Tahiri shkroi në Facebook se lumi u pastrua pas ankesave të qytetarëve.
Ai ndau edhe disa fotografi se si ishte lumi para pastrimit dhe si dukej pas.
Pastrimi po bëhet për të disatën herë brenda vitit shtoi Tahiri ndërsa kërkoi më shumë kujdes nga qytetarët.
“Raste si ky, na konfirmojnë se bashkëpunimi me qytetarë na ndihmon të kryejmë punën tonë.”
“Por, duke ditur se këtë lum e kemi pastruar disa herë vetëm brenda këtij viti, kërkoj kujdes për mjedisin nga të gjithë qytetarët. Lumenjtë e pasurojnë qytetin tonë të bukur, andaj t’i ruajmë dhe të kujdesemi për ta!”
Lumi Trepça Lumi Trepça
Ndryshe lumi Trepça pastrohet më së shpeshti ndër lumenjtë në Mitrovicë por hedhja e pandërgjegjshme e mbeturinave në të bën që ky lum të duket vazhdimisht si rrjedhë mbeturinash.
TV Mitrovica ka raportuar vazhdimisht për gjendjen e lumenjëve të qytetit.
Lumenjtë e Mitrovicës përveç mbeturinave kanë edhe faktorë tjerë të ndotjes siç janë ujërat e zeza dhe ujërat industriale.
Shqetësues mbetet fakti që ndryshimet klimatike mund të përkeqsojnë situatën dhe të kenë efekte edhe më të rënda siç ishte rasti i vërshimeve të vitit 2023 që shkaktuan dëme të konsiderueshme në qytet dhe rrethinë.