Lajme

Lirohet hapësira publike dhe dënohet pronari për ndotje të mjedisit

  • 01/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Një lokal afarist në Qendrën e vjetër Zejtare në Mitrovicë sot ishte cak i inspektorëve komunal.

Këta të fundit përveç urdhëresës për lirim të hapësirës publike, pronarit të lokalit i shqiptuan edhe gjobë për ndotje të mjedisit.

Në njoftimin e komunës lidhur me aksionin thuhet se “Inspektorët komunal gjatë inspektimit të realizuar në rrugën “Avni Shabani”, respektivisht në Qendrën Zejtare në Mitrovicë kanë urdhëruar një lokal afarist që të liroj hapësirën publike që e kishte uzurpuar me rrethoja dhe tendë. Përveç kësaj, inspektorët komunal i kanë shqiptuar gjobë pronarit të të njëjtit lokal afarist edhe për ndotje të ambientit përmes hedhjes së mbeturinave në hapësira publike,” thuhet në njoftim.

Drejtori i Inspekcionit në Komunë, Valon Brahimi, ka theksuar se këto inspektime po ndërmerren për ta kthyer rendin komunal.

“Jemi të përcaktuar për ligjshmëri, rend komunal dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante për luftimin e çdo aktiviteti ilegal që bie në kompetencat e Drejtorisë së Inspekcionit”, është shprehur drejtori Brahimi.