Lajme

Liga Komunale e Veteranëve mbajti turnir për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës

  • 14/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Liga Komunale e Veteranëve mbajti turnir për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës

Në sallën e sportit “Minatori”, Liga e Veteranëve mbrëmë ka organizuar turnir në futboll për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ky turnir fillimisht ka filluar me një minutë heshtje në nderim të Skender Selmani, referit dhe donatorit të këtij turneu i cili ditë me parë ka ndërruar jetë.

Në këtë turnir morën pjesë katër ekipe, Veteranët e UÇK-së, Kuvendi Komunal i Mitrovicës, Albaniku nga Leposaviqi dhe Shëndetësia në Mitrovicë.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe drejtoresha e DKRS-së, Valdete Idrizi e cila ka ndarë edhe mirënjohjet për fituesit.

Fitues i këtij turniri ishin Veteranët e UÇK-së, ku çmimi lojtari më i mirë i takoj Basri Mehmeti, ndërsa portieri më i mirë u shpallë Ali Berisha nga Veteranët e UÇK-së, ndërsa golashënuesi më i mirë u shpallë, Remzi Meholli nga Shëndetësia- Mitrovicë.