Lajme

Leposaviç: Arrestohen dy serbë, policia iu gjeti mbi 4kg marihuanë

  • 25/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Dy të rinjë serbë, njëri nga Kosova e tjetri nga Serbia u arrestuan të premtën mbrëma nga Policia e Kosovës në një fshat të Leposaviçit. Të dyshuarit u kapën me mbi 4 kilogram lëndë narkotike e llojit marihuanë.

Policia nëpërmjet një njoftimi ka thënë se me vendim te prokuroit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Zyrtarë policorë nga Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare, më 24.03.2023, rreth orës 20:50, gjatë realizmit të detyrave, në fshatin Joshanicë të Leposavict, kanë ndaluar për kontroll dy vetura. Veturat drejtoheshin njëra nga një mashkull serb-kosovar dhe tjetra nga një serb i Serbisë. Në veturën me targa kosovare, që drejtohej nga M.M., viti i lindjes 2004, mashkull kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime që dyshohet të jenë me lëndë narkotike-marihuanë. Sasia e substancës së konfiskuar 4240 gramë. Drejtuesi i veturës tjetër N.J., viti i lindjes 2002, mashkull shtetasi i Serbisë, dyshohet se ka qenë në përcjellje dhe bashkëpunim me drejtuesin e veturës që kryente transportin e lëndëve narkotike. Për rastin është njoftuar Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Mitrovicë Veri, të cilët kanë dalë në vend-ngjarje. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me akt-vendim nga ai, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë,” thuhet në njoftimin e policicë.