Lajme

Largimi i deponive ilegale po vazhdon në tërë Komunën e Mitrovicës

  • 11/08/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Largimi i deponive ilegale po vazhdon në tërë Komunën e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës po angazhohet që të ketë një ambient sa ma të pastër në tërë territorin e saj, andaj për këtë, Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë po angazhohen në largimin e deponive ilegale në vende të ndryshme, një ndër to ishte edhe deponia ilegale tek Kërshi i Dudës, në fshatin Vaganicë dhe në Shipol ku është bërë largimi i mbeturinave.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Mjedisit, Egzon Sadiku, ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve që mos ti hedhin mbeturinat në vende jo adekuat, në të kundërtën ata persona të cilët bëjnë një veprim të tillë do të gjobiten sipas ligjit.

Ai më tutje ka shtuar se që të kemi një ambient të pastër duhet të angazhohemi të gjithë.