Lajme

Lansohet projekti “Vlerësimi Rapid i Institucioneve Arsimore të Komunës së Mitrovicës”

  • 17/05/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Lansohet projekti “Vlerësimi Rapid i Institucioneve Arsimore të Komunës së Mitrovicës”

Drejtoria Komunale e Arsimit gjatë ditës së sotme mbajti takim informues me drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme në lidhje me prezantimin e projektit të “Vlerësimit Rapid të institucioneve arsimore të Komunës së Mitrovicës”.

Ky takim, u kryesua nga drejtoresha e DKA – së, znj. Drita Kadriu, e cila në pika të shkurta prezantojë para drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme projektin e Vlerësimit Rapid, projekt ky i cili është shumë i domosdoshëm për funksionalizimin dhe performancën e institucioneve arsimore të Komunës së Mitrovicës.

“Komuna e Mitrovicës tashmë ka krijuar infrastrukturën fizike të krahasueshme me vendet e rajonit, prandaj na mbetet të punojmë fort për ngritjen e cilësisë në arsim. Cilësia mbetet sfidë e sistemit tonë arsimor në nivel nacional dhe atë lokal, prandaj është e rëndësishme angazhimi i ekspertëve të arsimit me qëllim që t’i arrijmë rezultatet e dëshiruara”, është shprehur znj. Kadriu.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit e Qendrës për Avancimin e Përformancës së Arsimit (QAPA) z. Nehat Mustafa me bashkëpunëtor të cilët janë përzgjedhur të bëjnë vlerësimin rapid të institucioneve arsimore të komunës sonë.