Lajme

Lajmi i fundit nga Ujësjellësi

  • 21/01/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Ndonëse në Impiantin e Trajtimit të Ujit në Shipol ka filluar prodhimi i ujit, në disa pjesë të qytetit ende nuk ka furnizim.

Nga Kompania Ujësjellësi kanë bërë të ditur se në Rr. “Agim Hajrizi” në Mitrovicë nuk ka furnizim me ujë të pijes si pasojë e këptutjes së gypit mbi Lumin “Lushta” e cila ka ndodhur me rastin e vërshimit të asaj pjese.

Në njoftimin e kompanisë thuhet se edhe fshatrat Koshtovë, Vërnicë dhe Kçiq pjesa që furnizohet nga stacioni i pompave ende nuk kanë furnizim si pasojë e defekteve të pompave.

“Njësia në Skenderaj është duke u furnizuar mirq me ujë të pijes dhe pritet që rezervoarët nga të cilët furnizohet Skenderaj të arrijnë nivelin e duhur deri në ora 15:00 kur edhe pritet të filloj furnizimi me ujë të pijes. Në momentin që fillon furnizimi në Skenderaj, ekipet tona do të dalin në teren në menyrë që të përcjellin gjendjen e sistemi të ujësjellësit i cili si pasojë e vërshimeve mund të ketë pësuar dëmtime.”

Impianti i Balincit po ashtu është duke punuar pothuajse me kapacitet të plotë dhe disa pjesë të Vushtrrisë kanë furnizim me ujë të pijes kurse pjesa tjetër e qytetit e cila furnizohet përmes stacionit të pompave pritet që në dy-tre orët e ardhshme të filloj furnizimi me ujë të pijes, pra pasi që rezervoari i ujit të arrijë nivelin e duhur.
Ujësjellësi Mitrovica rekomandon qytetarët që uji i pijes ende mos të përdoret për pije pa u vluar. Ky rekomandim është njëkohësisht edhe rekomandim nga IKSHP dhe vlenë për gjithë vendin.