Lajme

Kuvendi Komunal miraton formimin e komisioneve komunale për ndërmarrjet publike në Mitrovicë

  • 31/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 4-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht në këtë mbledhje u propozua si pikë shtesë për rend dite; Propozim-Vendim për ngritje të pllakës/ lapidarit për ndër të veprës së figurave të shquara Agim Hajrizit dhe Latif Berishës.

Më pas kryesuesja Broja propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’rast asamblistët e Kuvendit unanimisht aprovuan këtë rend dite. Në vazhdim u miratuan këto pika; Betimi i anëtarëve të Kuvendit z. Egzon Hamza dhe z. Hamdi Hasani; Propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Qendra Multifunksionale” me këtë përbërje Shkëlqim Ibrahimi, Jeton Zeneli, Valdete Idrizi; Propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të KRM “Uniteti” me ketë përbërje Hamdi Hasani, Flutura Beka Kamberi, Valon Ibrahimi; Propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Stacioni i Autobusëve” – SH.A. në përbërje të Florina Citaku, Kushtrim Zeneli, Elvis Feka; Propozim vendim për formimin e Komisionit Komunal të aksionarëve të NP “Tregu” në përbërje të këtyre anëtarëve Xhafer Preteni, Sevdaim Uka, Igballe Islami; Propozim vendim për formimin e Komiteteve Konsultative në përbërje të këtyre anëtarëve Elidiana Budini Haziri, Armend Agolli, Vesel Neziri, Drita Kadriu, Hasime Tahiri(OJQ); Propozim vendim për formimin e Komisionit për ndarjen e bursave në përbërje të këtyre anëtarëve Fisnik Suma, Xhevrije Bahtiri Ademi, Drita Kadriu, Gëzim Stavileci, Gazmend Asllani, Aferdita Syla Shehu(OJQ); Propozim vendim për formimin e Komisionit të Ankesave për ndarje të bursave; Kërkesa MAP për Rishqyrtimin e vendimit për formimin e Komitetit për Komunitete; Propozim vendim për zgjedhjen e përfaqësuesve të Kuvendit të Komunës për anëtarë të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Gjithashtu në këtë mbledhje të Kuvendit Komunal është diskutuar Plani i punës së NJAB për vitin 2022 si dhe Plani strategjik i NJAB 2022-2024.