Lajme
Kuvendi Komunal mban seancë solemne kushtuar 8 Marsit- Ditës së Gruas
- 08/03/2022
- By RTV Mitrovica
Kuvendi Komunal mban seancë solemne kushtuar 8 Marsit- Ditës së Gruas
Me kërkesë të kryesueses së Kuvendit, Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja solemne e Kuvendit Komunal, kushtuar 8 Marsit- Ditës së Gruas.
Në këtë seancë i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili me rastin e kësaj dite mbajti edhe një fjalim.
Kryetari Hamza tha se në të gjithë botën kjo është një ditë që njihet si dita ndërkombëtare e gruas.
Ai më tutje ka shtuar se në këtë ditë kujtojmë përpjekjet e grave për barazi dhe paqe, për liri dhe demokraci.
Ndërsa kryesuesja e KK-së, Vesa Broja, theksoi se kjo ditë për shoqërinë kosovare dhe spektrin politik në veçanti dhe për Mitrovicën tonë duhet të jetë përkujtim stoik i angazhimit të grave kundër diskriminimeve, kundër dhunës, kundër padrejtësisë dhe pabarazisë ndër histori.
“Dhe jo vetëm angazhim, por edhe fitore ndaj një dhune të paparë të nivelit të spastrimeve etnike, masakrave, dhunimeve, rrëmbimeve”, është shprehur znj.Broja.
Në këtë seancë, këshilltarët komunal kanë aprovuar edhe një Deklaratë për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave përmes së cilës synohet zbatim i buxhetimit të pergjegjshëm gjinor për të gjitha drejtoritë komunale; Komisionet dhe bordet e përzgjedhura nga niveli lokal të bëhen me përfaqësim dinjitoz të grave; Fuqizimi i grupit të grave asambleiste; Vlerësim meritor në pozita vendimmarrëse dhe vende të punës, si dhe luftimi i qasjes dhe politikave selektive; Rifunksionalizimi dhe fuqizimi i mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje, me theks të veçantë anëtaret nga gjykata dhe prokuroria, implementimi i planit të grupit të grave.Kuvendi Komunal mban seancë solemne kushtuar 8 Marsit- Ditës së Gruas
Me kërkesë të kryesueses së Kuvendit, Vesa Broja, sot është mbajtur mbledhja solemne e Kuvendit Komunal, kushtuar 8 Marsit- Ditës së Gruas.
Në këtë seancë i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili me rastin e kësaj dite mbajti edhe një fjalim.
Kryetari Hamza tha se në të gjithë botën kjo është një ditë që njihet si dita ndërkombëtare e gruas.
Ai më tutje ka shtuar se në këtë ditë kujtojmë përpjekjet e grave për barazi dhe paqe, për liri dhe demokraci.
Ndërsa kryesuesja e KK-së, Vesa Broja, theksoi se kjo ditë për shoqërinë kosovare dhe spektrin politik në veçanti dhe për Mitrovicën tonë duhet të jetë përkujtim stoik i angazhimit të grave kundër diskriminimeve, kundër dhunës, kundër padrejtësisë dhe pabarazisë ndër histori.
“Dhe jo vetëm angazhim, por edhe fitore ndaj një dhune të paparë të nivelit të spastrimeve etnike, masakrave, dhunimeve, rrëmbimeve”, është shprehur znj.Broja.
Në këtë seancë, këshilltarët komunal kanë aprovuar edhe një Deklaratë për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave përmes së cilës synohet zbatim i buxhetimit të pergjegjshëm gjinor për të gjitha drejtoritë komunale; Komisionet dhe bordet e përzgjedhura nga niveli lokal të bëhen me përfaqësim dinjitoz të grave; Fuqizimi i grupit të grave asambleiste; Vlerësim meritor në pozita vendimmarrëse dhe vende të punës, si dhe luftimi i qasjes dhe politikave selektive; Rifunksionalizimi dhe fuqizimi i mekanizmit koordinues kundër dhunës në familje, me theks të veçantë anëtaret nga gjykata dhe prokuroria, implementimi i planit të grupit të grave.