Lajme

Kuvendi Komunal mban konsultimin publik për projekt- buxhetin e komunës së Mitrovicës për vitin 2025

  • 10/09/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Kuvendi Komunal mban konsultimin publik për projekt – buxhetin e komunës së Mitrovicës për vitin 2025

Nën udhëheqjen e kryesueses së Kuvendit Komunal të Mitrovicës, znj.Vesa Broja, në bashkëpunim me Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa znj. Igballe Islami, sot është mbajtur konsultimi publik për projekt – buxhetin e Komunës së Mitrovicës për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026/2027.

Fillimisht, kryesuesja, znj. Broja i ka njoftuar qytetarët për rendësin e këtij takimi, kurse një elaborat me të hollësishëm për mënyrën e ndarjes dhe shumat nëpër të gjitha kategoritë buxhetore e ka bërë Drejtoresha për Buxhet dhe Financa znj. Igballe Islami.

Drejtoresha znj. Islami informoj të pranishmit se buxheti i Komunës për vitin 2025 do të jetë 30,240,514.00 euro.

“Paga dhe Mëditje 16,981,995.00 euro, Mallra dhe Shërbime 4,820,000.00 euro, Shpenzime Komunale 600,000.00 euro, Subvencione dhe Transfere 1,209,150.00 euro, Investime Kapitale 6,629,369.00 euro”, është shprehur drejtoresha Islami.

Qytetaret e pranishëm kanë parashtruar pyetje lidhur me ndarjet buxhetore, si dhe propozuan kërkesa të reja për mundësinë e përfshirjes së tyre në buxhetin final për vitin 2025.