Lajme

Kuvendi Komunal i Mitrovicës miraton Buxhetin për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027

  • 24/09/2024
  • By RTV Mitrovica
Share

Kuvendi Komunal i Mitrovicës miraton Buxhetin për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027

Nën drejtimin e kryesueses, znj.Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, z.Bedri Hamza, nënkryetarit, z.Arian Tahiri, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 34-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht u propozuan si pika shtesë për rend të ditës; Raporti i Përformancës Komunale për vitin 2023; Raporti i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë; Kërkesë për mbështetje financiare për aktivitetet e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së; Kërkesë për mbështetje financiare për zhvillimin e aktiviteteve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe Kërkesë për mbështetje financiare për aktivitetet e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Ndërkaq, pika Propozim-Vendim për anulimin e vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02/060/01-0029209/21-3 i dt. 29.04.2021 është larguar nga rendi i ditës për këtë mbledhje.

Më tutje kryesuesja znj. Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal me shumicë votash aprovuan rendin e ditës për këtë seancë.

Në vazhdim u miratuan këto pika të rendit të ditës; Draft Buxheti për vitin 2025 dhe vlerësimet për vitet 2026-2027; Propozim-Vendim për këmbimin e pronës të paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të Arsi Company SH.P.K.; Propozim-Vendim për këmbimin e pronës të paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të Arsi Company SH.P.K. duke përfshi dhe objekti për banim/afarizëm; Propozim-vendim për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme në pronësi private të personit fizik Blerim Emini; Propozim Vendim për miratimin e ndryshimit të emërtimit të shkollave të mesme të larta profesionale në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional- IAAP; Raporti i Përformancës Komunale për vitin 2023; Kërkesa për mbështetje financiare për aktivitetet e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Luftës së UÇK-së; Kërkesa për mbështetje financiare për zhvillimin e aktiviteteve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së si dhe Kërkesa për mbështetje financiare për aktivitetet e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

Gjithashtu në këtë mbledhje u diskutuan Raporti i Përformancës Komunale për vitin 2023; Raporti i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë dhe Informatë e komisionit për vlerësim të dëmeve nga vërshimet.