Lajme

Kuvendi Komunal i Mitrovicës mbajti mbledhjen e radhës

  • 30/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Sot është mbajtur seanca e 6-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës.

Asamblistët unanimisht aprovuan rendin e ditës.

Në mbledhje u miratuan këto pika; Propozim-vendim për plotësim-ndryshimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0010189/22-3 dt. 16.02.2022 Për miratimin e Buxhetit të Komunës së Mitrovicës së Jugut për vitin 2022 dhe parashikimi për vitet 2023-2024;

Propozim-vendim për shfuqizimin e pjesshëm, plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0074246/20-20 dt. 26.11.2020; Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport;

Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Barazi Gjinore;

Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Planifikim Urban, Kadastër, Pronë dhe Mbrojtje të Ambientit;

Propozim-vendim për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale;

Propozim-vendim për caktimin e lartësisë së qirasë joprofitabile për shtëpitë e banimit në Frashër;

Propozim-vendim për miratimin paraprak të Vendimit për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të Komunës, si dhe listën e veçantë të pronave të cilat planifikohen për dhënien në shfrytëzim apo këmbim për vitin vijues 2022;

Propozim-vendim për formimin e Grupit punues për hartimin e Draft-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunë (Rregullorja Komunale ekzistuese Nr. 03/2014) Për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunë, si dhe Dorëheqja e z. Irfan Krasniqi nga pozita e anëtarit të Komitetit për Komunitete.

Po ashtu në këtë mbledhje janë miratuar edhe këto dy pika të rendit të ditës Plani i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2022 dhe Plani lokal i veprimit në mjedis 2022-2026.

Anëtarët e KK-së kanë diskutuar Raportin financiar për periudhën janar-dhjetor 2021, si dhe Raportin periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga ZKA.

Ndërkaq vetëm Plani komunal për menaxhim të mbeturinave 2022-2026 nuk është miratuar në këtë mbledhje.