Lajme
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT: Thirrja e mbledhjes së 3-të të KPF-së
- 10/03/2022
- By RTV Mitrovica
Thirrja e mbledhjes së 3-të të KPF-së
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Komiteti për Politikë dhe Financa
Nr. 02-060/01-0021857/22 dt. 08.03.2022
Mitrovicë
Në zbatim të nenit 52, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-040 Për vetëqeverisjen lokale; nenit 62, të Statutit të Komunës së Mitrovicës; nenit 15, pika 2, të Rregullores Komunale për punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës; Kryesuesja e Kuvendit të Komunës për të enjten më dt. 17.03.2022:
T H Ë R R E T
Mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa
Seanca e 3
Mbledhja do të ketë këtë:
REND DITE:
1. Miratimi i procesverbaleve nga dy mbledhjet e kaluara
2. Propozim-vendim për shfuqizimin e Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0074246/20-20 dt. 26.11.2020
3. Plani i punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2022
4. Plani komunal për menaxhim të mbeturinave 2022-2026
5. Plani lokal i veprimit në mjedis 2022-2026
6. Raporti financiar për periudhën janar-dhjetor 2021
Mbledhja mbahet në Sallën e Mediave duke filluar nga ora 10:00.
Mitrovicë Kryesuesja e Kuvendit
Vesa BROJA