Lajme

Kujdes në internet, ti mund të jesh viktima e radhës

  • 25/02/2025
  • By RTV Mitrovica
Phishing
Share

Policia e Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka apeluar qytetarët të kenë kujdesë ndaj pishing- ut që është një formë e mashtrimit në internet. “Të nderuar qytetarë, ju lutemi të jeni të vëmendshëm ndaj mesazheve dhe email-eve të dyshimta që mund të përmbajnë lidhje mashtruese.Mos hapni dhe mos ndani të dhëna personale me burime të panjohura, pasi mund të bëheni viktimë e sulmeve kibernetike,” thuhet në apelin e policisë. 

Policia po ashtu apelon qytetarët që në rast dyshimi, të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 për mbështetje dhe verifikim.

TV Mitrovica pati raportuar edhe muaj më parë për keqpërdorime të tilla në të cilat qytetarët bien viktima të mashtrimeve në internet. Madje kemi biseduar edhe me hetues policor në Mitrovicë të të cilët kanë dhënë detaje por edhe kanë treguar se si të mbrohemi nga keqpërdorime të tilla.