Lajme

Kubëzimi i rrugës “Ulqinit” në Zhabar, drejtori Tmava inspekton punimet

  • 19/11/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Punimet që po bëhen në kubëzimin e rrugës “Ulqini” në Zhabar të Mitrovicës doli për t’i parë nga afër drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Komunën e Mitrovicës Granit Tmava.

Ai tha se “komuna do të vazhdoj edhe më tutje të mbështesë kërkesat e qytetarëve të Mitrovicës më qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për jetesë.”

Kubëzimi i kësaj rruge është duke u realizuar në kuadër të projektit “Ndërtimi i Rrugëve dhe Trotuareve” të cilat po ndërtohen falë financimit të komunës.