Lajme
Kthehet në funksion sistemi për zotime dhe pagesa në Komunën e Mitrovicës
- 08/10/2021
- By RTV Mitrovica
Të nderuar qytetarë, Komuna e Mitrovicës pas komunikimit me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve me përgjegjësi të plotë ju njofton se sistemi për zotime dhe pagesa është debllokuar nga data 06.10.2021, dhe se ekzekutimi i pagesave i është kthyer normalitetit.
Po ashtu i njoftojmë edhe të gjitha portalet të cilat raportuan me tendenca të caktuara, kinse Komuna e Mitrovicës ka “falimentuar”, se një gjë e tillë nuk qëndron për vet faktin se institucioni është duke vijuar punën në suaza të rregullta.
Njoftimi i plotë:
Linku: https://kk.rks-gov.net/mitroviceejugut/news/njoftim-58/