Lajme
Kryetari z. Hamza vendos gurthemelin për ndërtimin e urës tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë
- 01/11/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari z. Hamza vendos gurthemelin për ndërtimin e urës tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë
Liqenit Akumulues në Mitrovicë po i shtohet edhe një urë e cila do të ketë pamje mjaft të bukur, gurthemelin e të cilës e vendosi sot kryetari i komunës, z. Bedri Hamza.
Fillimin e punimeve e përcjellën nga afër edhe nënkryetari, z. Arian Tahiri dhe drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, z. Granit Tmava.
Ata e vlerësuan si investim të rëndësishëm ndërtimin e urës, pasi që ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve të Mitrovicës, duke e cilësuar si një vlerë e shtuar për atë zonë që frekuentohet edhe nga qytetarët e vendeve tjera të Kosovës.
Vlera investive për realizimin e këtij projekti është 212,716.00 euro, derisa përfundimi i urës është paraparë të kryhet për 8 muaj e 10 ditë.
Ndërkaq, projekti po realizohet falë memorandumit të mirëkuptimit në mes të Komunës së Mitrovicës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministrisë së
Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS-it.