Lajme
Kryetari z.Hamza priti në takim përfaqësuesit e “Lagjes së Boshnjakëve”
- 06/02/2023
- By RTV Mitrovica

Kryetari z.Hamza priti në takim përfaqësuesit e “Lagjes së Boshnjakëve”
Kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, së bashku me nënkryetarin, z.Arian Tahiri, sot kanë pritur në takim përfaqësues të “Lagjes së Boshnjakëve”, që gjenden në pjesën veriore të qytetit.
Temë kryesore e takimit ishte situata e krijuar pas vërshimeve në Mitrovicë dhe tejkalimi i kësaj fatkeqësie.
Përfaqësuesit e “Lagjes së Boshnjakëve” kanë falënderuar kryetarin e komunës, z.Bedri Hamza për ofrimin e ndihmave dhe mbështetjen e dhënë ndaj banorëve të kësaj lagjeje gjatë vërshimeve të fundit.
Ndërsa kryetari z.Hamza shprehu gatishmërinë që t’iu dalë në ndihmë të gjithë banorëve të “Lagjes së Boshnjakëve”, pa dallim.
Në “Lagjen e Boshnjakëve” janë ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike rreth 66 familje, ku në shenjë falënderimi përfaqësuesit e kësaj lagjeje i kanë dhuruar mirënjohje kryetarit të komunës, z. Bedri Hamza.