Lajme

Kryetari z. Hamza pret në takim ambasadorin turk z. Sabri Tunç Angili

  • 11/09/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari z. Hamza pret në takim ambasadorin turk z. Sabri Tunç Angili

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, sot priti në takim ambasadorin e shtetit të Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angili.


Gjatë këtij takimi është diskutuar për thellimin e marrëdhënieve dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve.


Pas këtij takimi, kryetari z. Hamza së bashku me ambasadorin z. Angili, dhe nën shoqërimin e drejtoreshës së Arsimit, znj. Drita Kadriu, vazhduan për një vizitë në Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani”, për të përcjellë ceremoninë e pranim dorëzimit të kabinetit të informatikës në këtë shkollë si donacion nga Kfori Turk.

Me ketë rast, kryetari Hamza shprehu falënderimin e tij ndaj shtetit të Turqisë dhe Presidentit Erdogan për angazhimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se ky bashkëpunim do të sjellë përparim të ndërsjellë dhe zhvillim për komunitetin e Mitrovicës.

Ndërsa, drejtoresha e DKA-së, znj. Drita Kadriu ka thënë se ky investim do të shërbej në arsimin teknik dhe profesional të rinisë së Mitrovicës.