Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the acf domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/rtvmitrovica/public_html/wp/wp-includes/functions.php on line 6121
Kryetari z.Bedri Hamza ndan mirënjohje për organizatën “Qatar Charity” — RTV Mitrovica
Lajme

Kryetari z.Bedri Hamza ndan mirënjohje për organizatën “Qatar Charity”

  • 22/02/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari z.Bedri Hamza ndan mirënjohje për organizatën “Qatar Charity”

Kryetari i komunës, z.Bedri Hamza, sot ka pritur në takim drejtorin e Organizatës “Qatar Charity” Zyra në Kosovë, z. Esam Dabab, së bashku me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim kryetari z.Hamza ka falënderuar drejtorin e organizatës në fjalë, z.Dabab, për kontributin dhe solidaritetin e treguar gjatë përballjes me vërshimet, duke i dalë në ndihmë Komunës së Mitrovicës.

Në shenjë falënderimi për humanitetin dhe mbështetjen e dhënë ndaj familjeve të prekura nga vërshimet, kryetari z. Bedri Hamza, ka nderuar drejtorin e “Qatar Charity”, z. Dabab, me një mirënjohje.

Gjatë takimit u diskutua edhe për përgatitjet e fundit për dhurimin e 40 shtëpive përfituesve të cilët janë përzgjedhur nga komisioni përkatës.

Në fund ata u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit në implementimin e projekteve të përbashkëta që kanë ndikim në përmirësimin e kushteve të jetesës tek qytetarët dhe në zhvillimin ekonomik të qytetit.