Lajme

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, uron besimtarët musliman për muajin e shenjtë të Ramazanit

  • 23/03/2023
  • By RTV Mitrovica
Share
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, uron besimtarët musliman për muajin e shenjtë të Ramazanit
Të nderuar qytetarë të Komunës së Mitrovicës,
Të nderuar besimtarë të besimit Islam,
Nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit, andaj me rastin e fillimit të këtij muaji të madhërishëm, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.
Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit, tek qytetarët e komunës sonë të mbizotërojë paqja dhe harmonia, e qyteti i Mitrovicës të jetë shembull i bashkëjetesës.
Andaj, me respektin më të madh, në emër të Komunës së Mitrovicës dhe në emrin tim personal, ju uroj këtë muaj të madhërishëm të gjithë besimtarëve Islam.