Lajme
Kryetari Hamza zyrtarisht pranoi Çmimin Evropian për Qeverisje të shkëlqyer dhe demokratike
- 24/11/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza zyrtarisht pranoi Çmimin Evropian për Qeverisje të shkëlqyer dhe demokratike
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, dje zyrtarisht ka pranuar Çmimin Evropian për Qeverisje të shkëlqyer dhe demokratike, në një ceremoni të organizuar në Shkup nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale- ALDA.
Këtë çmim e ka fituar Komuna e Mitrovicës, falë rezultateve të arritura në përmbushjen e 12 parimeve të Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, z. Arian Tahiri dhe drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z. Elvis Feka.
Në fjalën e tij, kryetari z. Hamza ka falënderuar drejtuesit e Shoqatës Evropiane për Demokraci Lokale – Alda për këtë vlerësim, duke potencuar se ky çmimi do të jetë si motiv shtesë në përmbushjen e parimeve për të siguruar një qeverisje transparente dhe llogaridhënëse.