Lajme

Kryetari Hamza vizitoi Njësinë Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim

  • 07/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës, z. Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme së bashku me nënkryetarin z. Arian Tahiri si dhe drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni vizituan Njësinë Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim në Mitrovicë.

Zjarrfikësit e Mitrovicës sot janë pajisur me mjete emergjente për zjarrëfikje të cilat do të lehtësojnë punën në menaxhimin e situatave emergjente, në vlerë prej 20 mijë euro.

Me këtë rast, kryetari z. Bedri Hamza, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ekipin e Njësisë Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim duke theksuar se përmirësimi i kushteve të punës dhe modernizimi i pajisjeve, do të mundësoj që zjarrfikësit më lehtë të menaxhojnë rastet nga zjarret.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, ka thënë se Drejtoria më të cilën ai udhëheq ka planifikuar edhe investime të tjera për Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve, duke përfshirë këtu pajisjen me uniforma profesionale dimërore dhe verore, një automjet zjarrfikës, modernizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së objektit të kësaj njësie.