Lajme
Kryetari Hamza uron të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit
- 07/03/2024
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza uron të gjithë mësimdhënësit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetari i komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza uron të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre në edukimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të shoqërisë.
“Të dashur mësimdhënës,
Ju që as në kohërat më të vështira nuk e ndalët misionin tuaj fisnik në edukimin e shkollimin e brezave të tërë, dhe ju që vazhdoni të edukoni të tashmen e të ardhmen e vendit tonë, urime 7 Marsi – Dita e mësuesit”, është shprehur kryetari Hamza.
Ju faleminderit për kontributin tuaj sot e gjithmonë!