Lajme

Kryetari Hamza uron qytetarët për Vitin e Ri

  • 31/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Me rastin e ndërrimit të motmoteve Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, uron të gjithë qytetarët.

Në emër të Komunës së Mitrovicës, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar shëndet, harmoni, lumturi dhe çdo të mirë në jetë.

Uroj që viti 2022 të jetë një vit i begatë për të gjithë, të jetë një vit i ndryshimeve pozitive, një vit që do të sjellë mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Viti i Ri 2022, uroj dhe shpresoj që t’i përmbushë të gjitha dëshirat dhe synimet tuaja.

Urime të përzemërta dhe suksese për të gjithë në vitin 2022.
Gëzuar!