Lajme

Kryetari Hamza uron KF “Trepça 89” për titullin e fituar

  • 21/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza uron KF “Trepça 89” për titullin e fituar

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, pas shpalljes kampione e Liges së Parë, ka uruar klubin e futbollit nga Mitrovica, Trepça’89, për titullin e fituar dhe rikthimin e saj në Superligën e Kosovës në futboll.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka përgëzuar drejtuesit e klubit dhe lojtarët për titullin e fituar, duke theksuar se prioritet i qeverisjes lokale është fuqizimi i sportit dhe mbështetja e klubeve sportive të qytetit të Mitrovicës.