Lajme
Kryetari Hamza uron gjithë besimtarët katolik me rastin e Pashkëve
- 17/04/2022
- By RTV Mitrovica
Me rastin e festës së Pashkëve Katolike, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, uron të gjithë besimtarët katolik për këtë festë e cila përçon mesazhin e dashurisë dhe paqes.
“Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë paqe, harmoni dhe shëndet në familjet e të gjithëve.
Të vazhdojmë të punojmë së bashku me një frymë të tolerancës dhe bashkëpunimit për një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët e komunës sonë.
Gëzuar Pashkët!” thuhet në urimin e kryetarit Hamza.