Lajme

Kryetari Hamza uron besimtarët krisherë

  • 24/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës z. Bedri Hamza, ka uruar besimtarët uron të gjithë krishterë me rastin e Festës së Krishtlindjeve

“Në emër të Komunës së Mitrovicës, shpreh urimet më të mira dhe më të sinqerta për të gjithë besimtarët e fesë katolike. Festat fetare gjithmonë kanë qenë ngjarje që na kanë bashkuar si komb, por na bëjnë edhe të reflektojmë mbi rëndësinë e gjërave që na rrethojnë. Si çdo vit edhe sivjet, kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës brenda kombit shqiptar, duke dëshmuar shembullin e mirë edhe për të tjerët”, ka thënë në urimin e tij kryetari Hamza.