Lajme

Kryetari Hamza takon Shoqatën e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ “Ibri”

  • 11/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv Rekreativ (SHPSR) “Ibri”, Fahredin Cerja, Arif Kadriu, të prirë nga kryetari i kësaj shoqate, Fuat Lushta.

Në ketë takim i cili ishte i karakterit njoftues, kryetari Hamza është uruar për marrjen e detyrës në cilësi të kryetarit të komunës, ku më pas është diskutuar për sfidat dhe disa aktivitete të cilat zhvillohen nga Shoqata e Peshkatarëve në Mitrovicë.

Kryetari Hamza pasi falënderoj të pranishmit për vizitën e tyre, ka ofruar bashkëpunim dhe përkrahje institucionale në realizimin aktiviteteve të përbashkëta.