Lajme
Kryetari Hamza takoi zv. ambasadorin Italian në Kosovë, Ugo Ferrero
- 29/08/2023
- By RTV Mitrovica

Kryetari Hamza takoi zv. ambasadorin Italian në Kosovë, Ugo Ferrero
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, priti në takim zv. ambasadorin Italian në Kosovë, z. Ugo Ferrero, dhe atashejen e kulturës në ambasadë, znj. Raffaella Ritucci.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës e në fushat e tjera, me një fokus të veçantë për hapjen e festivalit “Mitrovica International Jazz”, që sonte do të fillojë në Mitrovicë dhe përkrahjen e Ambasadës Italiane për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore.
Me këtë rast, kryetari z.Hamza, falënderoi zv. ambasadorin Ferrero dhe znj. Ritucci për përkrahjen e Ambasadës Italiane në këtë ngjarje kulturore duke shpalosur më pas edhe projektet komunale të realizuara.
Në këtë takim të dy palët shprehen gatishmëri të bashkëpunimit në promovimin e kulturës dhe shkëmbimin e përvojave në mes të dy vendeve.