Lajme
Kryetari Hamza takoi ambasadorin turk në Kosovë, Tunç Angili
- 21/05/2024
- By RTV Mitrovica

ryetari Hamza takoi ambasadorin turk në Kosovë, Tunç Angili
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, priti sot në takim ambasadorin e shtetit të Turqisë në Kosovë, z. Tunç Angili.
Kryetari z. Hamza, falënderoi ambasadorin z. Angili për partneritetin e shtetit të Turqisë me shtetin e Kosovës, e cila gjithnjë ka përkrahur forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimin ekonomik të shtetit tonë.
Në këtë takim të dy palët shprehen gatishmëri për investime të reja turke në Kosovë dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes dy vendeve.