Lajme
Kryetari Hamza shpall të mbyllur gjendjen emergjente në Mitrovicë
- 25/01/2023
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza shpall të mbyllur gjendjen emergjente në Mitrovicë
Qendra Operative Emergjente Lokale e udhëhequr nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, sot ka mbajtur mbledhje të radhës, ku kanë diskutuar rreth gjendjes aktuale nga vërshimet e fundit.
Fillimisht kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, ka falënderuar të gjithë akterët relevant të institucioneve, bashkëpunëtorët, njerëzit vullnetmirë, donatorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në menaxhimin e kësaj situate.
Më tutje kryetari z. Hamza tha se ky takim është thirr me qëllim që të ju informoj që nga sot gjendja emergjente mbaron dhe ne do të vazhdojmë punën për rimëkëmbjen e qytetit.
“Ju falënderoj sinqerisht për çdo gjë që kemi bërë në mbrojtje të qytetarëve dhe vendit”, ka thënë ndër tjerash kryetari Hamza.