Lajme
Kryetari Hamza priti në takim zv.ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla
- 26/10/2023
- By RTV Mitrovica

Kryetari Hamza priti në takim zv.ministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z.Bedri Hamza, së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, z. Bahtir Maxhuni, zhvilluan një takim me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla. Pjesë e këtij takimi ishin edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Gjatë këtij takimi, diskutimi u përqendrua te mundësitë e bashkëpunimit në fushën e gatishmërisë për menaxhimin e emergjencave natyrore dhe fatkeqësive të tjera.
Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në lidhje me trajnime, certifikime dhe ushtrime në nivel lokal.
Gjithashtu, ai theksoi nevojën për rishikim të hartimit të dokumenteve ne sferën e FNFT nga plani operativ emergjent, plani i reagimit emergjent e deri te planifikimi i planeve për evakuim dhe strehim si dhe menaxhimin e tyre nga niveli lokal dhe niveli qendror.