Lajme

Kryetari Hamza priti në takim shefin e OSBE-së Michael Davenport

  • 13/04/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim shefin e OSBE-së Michael Davenport

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në këtë takim ata kanë biseduar për bashkëpunimin e komunës me këtë organizatë ndërkombëtare, me theks të veçantë diskutuan projektet e planifikuara në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës.

Gjatë takimit të dy palët u dakorduan që të ketë bashkëpunim profesional e korrekt në realizimin e projekteve gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës.