Lajme

Kryetari Hamza priti në takim shefen e re të UNMIK-ut Caroline Ziadeh

  • 01/03/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim shefen e re të UNMIK-ut Caroline Ziadeh
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Vesa Broja, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e re të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, njëherësh shefen e re të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh.
Kryetari Hamza fillimisht i dëshiroi mirëseardhje znj. Ziadeh në Komunën e Mitrovicës, si dhe e uroi atë për marrjen e detyrës së re si shefe e UNMIK-ut, duke i dëshiruar sukses në misionin që ajo e udhëheq.
Me tutje kryetari Hamza e njoftoj znj. Ziadeh me gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Komuna e Mitrovicës, me ç’rast ofroj gatishmërinë e tij që bashkëpunimi i mirë ndërmjet komunës dhe UNMIK-ut, të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, znj. Caroline Ziadeh, falënderoi kryetarin Hamza për pritjen dhe angazhimin e tij për të siguruar një mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarët, duke ofruar bashkëpunimin e saj në realizmin e projekteve të cilat sigurojnë bashkëjetesë të qëndrueshme për të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Mitrovicë.