Lajme

Kryetari Hamza priti në takim përfaqësuesit e OJQ “RINAS”

  • 12/01/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, priti në takim drejtorin ekzekutiv të OJQ “RINAS”, Liridon Kurti, së bashku me përfaqësuesit e kësaj organizate, Gëzim Abrashi dhe Bardh Avdiu.

Në këtë takim biseduan lidhur me aktivitetet e kësaj organizate në edukimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës.

Kryetari Hamza ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin e kësaj organizate për të rinjtë e qytetit, duke u thënë atyre se brenda mundësive reale komuna do ti ndihmoj ata në zhvillimin e aktiviteteve të tyre në kushte më të mira dhe cilësore.