Lajme

Kryetari Hamza priti në takim përfaqësues të KFOR-it

  • 08/12/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim përfaqësues të KFOR-it

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, ka pritur në takim përfaqësuesit e KFOR-it Amerikan, Zviceran dhe Grek, në krye me z. Sean Brady.

Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithë mbarshme në komunën tonë, situatën e sigurisë dhe për zhvillimet e fundit në veriun e Mitrovicës.

Kryetari z. Hamza pasi ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it për vizitën e tyre, ka vlerësuar lart rolin dhe angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, me theks të veçantë për komunën e Mitrovicës, duke potencuar kështu kultivimin e raporteve korrekte dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in.

Në fund të takimit, të dy palët treguan gatishmëri për të ruajtur traditën e mirë të bashkëpunimit efikas mes Komunës së Mitrovicës dhe KFOR – it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë.