Lajme

Kryetari Hamza priti në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës

  • 04/02/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, të enjten ka pritur në takim përfaqësuesit nga programi i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian-ROMACTED, Tankut Soykan dhe bashkëpunëtorët e tij Besim Shkololli dhe Sakibe Jashari.

Në këtë takim me tepër informues u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit mes komunës së Mitrovicës dhe ROMACTED duke përfshirë realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin e komunitetit romë në Mitrovicë.

Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se në muajt në vijim do të nënshkruhet edhe një memorandum i bashkëpunimit në realizimin e fazës së dytë të projektit i cili promovon qeverisjen e mirë dhe synon fuqizimin e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas.

Me këtë rast, kryetari Hamza falënderoj përfaqësuesit nga ROMACTED për bashkëpunimin e vazhdueshëm duke u shprehur se një bashkëpunim i tillë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.