Lajme

Kryetari Hamza priti në takim ministrin e MZHR-së, z.Fikrim Damka

  • 30/11/2023
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim ministrin e MZHR-së, z.Fikrim Damka

Sot, kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, së bashku me drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, z. Elvis Feka, kanë pritur në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka.

Ky takim ka pasur në focus diskutimet në sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional për realizimin e projekteve dhe investimeve të përbashkëta.

Në vijim të takimit, ata kanë vizituar Qendren Mulifunksionale “Omni Sport” për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në qytetin e Mitrovicës.

Tutje, ata kanë vizituar Zonën e Lirë Ekonomike, duke vlerësuar potencialet e saj për të tërhequr investime dhe krijuar vende pune, dhe më pas duke vazhduar për në fshatin Zasellë të qytetit të Mitrovicës, ku po ndërtohet “Ballkani Panoramik.

Kryetari Hamza dhe Ministri Damka kanë shfaqur përkushtimin e tyre në përkrahje të këtyre iniciativave për të avancuar mirëqenien dhe përparimin e qytetarëve.