Lajme

Kryetari Hamza priti në takim ministrin e MKRS-së z. Hajrulla Çeku

  • 20/09/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim ministrin e MKRS-së z. Hajrulla Çeku

Kryetari i komunës, z. Bedri Hamza, sot ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi dhe drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, Edison Tërnava.

Gjatë takimit është diskutuar lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve në realizimin e projekteve ekzistuese të cilat kanë ngecur në implementim, si dhe për projekte të reja në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në qytetin e Mitrovicës.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka kërkuar mbështetjen e ministrisë për projekte të rëndësishme në fushat e lartcekura, me theks të veçantë renovimin e stadiumit “Adem Jashari”, restaurimin e Hamamit të qytetit, restaurimin e Xhamisë së Mazhiqit dhe projekte të tjera.

Në fund të takimit kryetari z. Hamza dhe ministri z. Çeku u pajtuan për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Mitrovicë.