Lajme
Kryetari Hamza priti në takim ministrin e MBPZHR- së Faton Peci
- 02/04/2022
- By RTV Mitrovica
Bashkëpunimi ndërinstitucional në realizimin e projekteve dhe investimeve të përbashkëta për sektorin e bujqësisë në Komunën e Mitrovicës, ka qenë temë diskutimi në një takim ndërmjet Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
“Takimi ka qenë mjaft i frytshëm dhe konkret,” kanë thënë nga komuna e Mitrovicës, “pritet të ketë rezultate të prekshme në fushën e zgjerimit të ujitjes, agroturizmit dhe fushat e tjera nga kjo veprimtari.”