Lajme

Kryetari Hamza priti në takim kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës Arben Fetahu

  • 22/12/2021
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, si dhe drejtuesit e Klubit të Basketbollit “Trepça”, Vullnet Sefaja dhe Lindrit Misini.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen aktuale të klubeve sportive në Kosovë, me theks të veçantë për zhvillimin e basketbollit.

Kryetari Hamza ka përgëzuar kontributin e Federatës së Basketbollit të Kosovës në organizimin e ndeshjeve brenda dhe jashtë Kosovës, duke shprehur gatishmërinë e përpjekjen institucionale në rikthimin e suksesshëm të basketbollit në Mitrovicë dhe të sporteve tjera, si një ndër prioritetet e qeverisjes lokale.

Ndërsa, Vullnet Sefaja, kryetar i KB “Trepça”, ka shtuar se në këtë klub po punohet me një vullnet të madh, andaj presin rezultate akoma më të mira që KB ”Trepça”, të gëzoj epitetin e dikurshëm si fitues i disa kampionateve kombëtare.
Nga të pranishmit është bërë e ditur se loja e ardhshme e përfaqësueses së Kosovës me Norvegjinë në basketboll, do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Minatori”, në Mitrovicë.