Lajme

Kryetari Hamza priti në takim kryetarin e Bursës Alinur Aktaş

  • 15/06/2022
  • By RTV Mitrovica
Share

Kryetari Hamza priti në takim kryetarin e Bursës Alinur Aktaş

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim homologun nga Bashkia e Bursës, z. Alinur Aktaş, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Fillimisht, kryetari Hamza ka falënderuar homologun Aktaş për vizitën e tij, duke thënë se është mirënjohës për mbështetjen që ka dhënë Turqia për shtetin tonë.

Më tutje kryetari Hamza e ka njoftuar kryetarin Aktaş lidhur me planet strategjike dhe mundësit për biznese që i ofron qyteti i Mitrovicës, si dhe për përpjekjet dhe angazhim e pushtetit lokal në krijimin e lehtësirave dhe infrastrukturës së duhur për investitorë të huaj në Mitrovicë.

Gjatë këtij takimi, me theks të veçantë u diskutuan mundësitë në realizimin e projektit përkitazi me impiantin e trajtimit të mbeturinave dhe ndërtimin e një AMF-je në Mitrovicë.

Në fund të këtij takimi të dy palët u dakorduan për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy komunave, dhe në realizmin e projekteve të cilat nxisin zhvillimin ekonomik të qytetit.