Lajme
Kryetari Hamza priti në takim kryebashkiakun e Inegylit, Alper Taban
- 25/07/2023
- By RTV Mitrovica
![](https://rtvmitrovica.com/app/uploads/2023/07/363329048_663199015841625_6864600832581440696_n.jpg)
Kryetari Hamza priti në takim kryebashkiakun e Inegylit, Alper Taban
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Valdete Idrizi, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim një delegacion nga shteti turk, të prirë nga kryetari i Bashkisë së Inegylit, z. Alper Taban.
Kryetari Hamza dhe kryebashkiaku Taban e kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të Mitrovicës dhe Inegylit, me të cilin qytet Mitrovica është e binjakëzuar.
Gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
Kryetari Hamza e ka falënderuar delegacionin turk për vizitën duke potencuar që shteti turk është një mbështetës i mirë i Kosovës, ndërsa kryebashkiaku Taban mbetet një mik i mirë i Mitrovicës.
Delegacioni nga Turqia po qëndron në Mitrovicë, në kuadër të manifestimit për shënimin e Ditëve të Diasporës.