Lajme
Kryetari Hamza priti në takim komandantin e ri të Karabinierve italianë kolonel Maurizio Mele
- 01/03/2022
- By RTV Mitrovica
I pari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim komandantin e ri të Regjimentit të Karabinierve Italian kolonel, Maurizio Mele.
Ne këtë takim, kryetari Hamza pasi e përgëzoi komandantin Mele, për detyrën e re, ka falënderuar shtetin e Italisë për kontributin e dhënë për Kosovën dhe KFOR-in italian në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së vendit tonë.
Në këtë takim i cili ishte i karakterit njoftues të dy palët janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe KFOR-it Italian, në mënyrë që të ketë mirëkuptim e tolerancë si dhe të ofrohet paqe e siguri për të gjithë qytetarët e Mitrovicës.