Lajme
Kryetari Hamza priti në takim KFOR-in LMT Zviceran
- 10/02/2022
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza priti në takim KFOR-in LMT Zviceran
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim KFOR-in LMT të Zvicrës, në krye me kolonelin Paul C. Judge.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për ofrimin e sigurisë publike dhe të paqes në dobi të qytetarëve mitrovicas, si dhe vijimin e bashkëpunimit mes Komunës së Mitrovicës dhe KFOR-it zviceran.
Kryetari Hamza, ka falënderuar KFOR-in zviceran për bashkëpunimin në ruajtjen e sigurisë publike në vend dhe përkrahjen ndaj Komunës së Mitrovicës.
Ata u dakorduan që bashkëpunimi i tyre të vazhdoj edhe në të ardhmen në të mirën e qytetarëve.