Lajme
Kryetari Hamza priti në takim këshilltarët politik të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák
- 17/01/2023
- By RTV Mitrovica
Kryetari Hamza priti në takim këshilltarët politik të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, sot ka pritur në takim këshilltarët politik të përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, z. Lajčák, në krye me këshilltarët, z. Christian Ramet, z. Gary Collins, si dhe z. Naim Hajdari.
Në këtë takim është diskutuar çështja e sigurisë së përgjithshme në vend, konkretisht për zhvillimet në Mitrovicë.
Përfaqësuesit e BE-së ofruan mbështetje për Komunën dhe kryetarin Hamza.
Ndërkaq, kryetari Hamza ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme që institucionet evropiane i kanë dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar angazhimin e Zyrës së Bashkimit Evropian për zhvillimet në Kosovë.
Në fund të dy palët u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin në mes të Komunës së Mitrovicës dhe Zyrës së Bashkimit Evropian.