Lajme
Kryetari Hamza priti në takim investitorë dhe biznesmenë botëror
- 21/02/2022
- By RTV Mitrovica
Sipërmarrës nga SHBA, Gana, Nepai, Gjermania, Kalifornia, Pensilvania të shoqëruar nga ish ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Ahmet Shala, janë pritur sot në takim nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Kryetari Hamza, në këtë takim ka potencuar se Mitrovica ka qenë qyteti më industrial në Kosovë, por si pasojë e rrethanave të caktuara sociale e politike, aktualisht nuk e kemi fuqinë ekonomike të dikurshme, por jemi duke punuar me përkushtim që këtij qyteti ti kthehet imazhi i duhur në sport, kulturë dhe në sferën e zhvillimit ekonomik.
“Qyteti i Mitrovicës, ndonëse i ndarë në dy komuna, me një bashkëjetesë të mirë të dy nacionaliteteve, si një pasuri e madhe e qytetit, i cili synon integrim të barabartë të nacionaliteteve dhe sigurimin e një bashkëjetese dhe mirëqenie më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë” , ka thënë kryetari Hamza.
Më tutje nga kryetari Hamza shtoi se Kosova si shtet i ri, me një diversitet të pasur kulturor dhe kombëtar i është mirënjohës të gjithë aleateve të saj që kontribuan në shtetndërtimin e saj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe bizneseve ndërkombëtare në rritjen e investimeve të ndërsjella dhe inicimin e projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.