Lajme
Kryetari Hamza priti në takim homologun e tij nga Suhareka
- 23/02/2023
- By RTV Mitrovica

Kryetari Hamza priti në takim homologun e tij nga Suhareka
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, priti në takim homologun e tij, kryetarin e Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, me të cilin ndau një bisedë mbi mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy komunave.
Kryetari i Suharekës, z. Muharremaj ka falënderuar të parin e komunës së Mitrovicës për mikpritjen e tij, duke vlerësuar punën e bërë nga z. Hamza për transformimin e qytetit.
Ndërsa, kryetari Hamza, ka bërë të ditur se mirëpret çdo formë të bashkëpunimit në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve të dy komunave.