Lajme
Kryetari Hamza priti në takim edhe krerët e Bashkësisë Islame në Mitrovicë
- 24/12/2021
- By RTV Mitrovica
Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, ka pritur në takim drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Mitrovicë, kryetarin Enis Rama me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast, përfaqësuesit e BIK-ut në Mitrovicë e kanë uruar kryetarin Hamza, për postin e të parit të komunës dhe kanë theksuar se do të bashkëpunojnë ngushtë me komunën për të pasur tolerancë dhe mirëkuptim ndër fetar.
Ndërsa, kryetari Hamza, ka falënderuar drejtuesit e BIK-ut në Mitrovicë për vizitën e bërë, dhe ka premtuar bashkëpunim të plotë në këto katër vite të qeverisjes lokale.